Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Barcelona favorite ndaj Bayernit

NULL NULL
02.05.2015 18:56
Xavi Alonso
Xavi Alonso: Mungesat e shumta që kemi e bëjnë Barcelonën favorite por unë kam besim se mund të kualifikohemi në finale

Xabi Alonso në një prononcim për mediat e pranoi se Barcelona është favorite në përballjen mes tyre, në kuadër të Ligës së Kampionëve, por ndërkohë shtoi se katalanasit duhet të vërtetojnë në fushën e blertë diçka të tillë.

”Ndeshjet ndaj Barcelonës janë gjithmonë të vështira sidomos ato që luhen në Camp Nou. Unë personalisht kam një motivim ekstra për këto dy sfida pasi më herët kam mbajtur veshur fanellën e Realit, rivalit më të madh të Barcës”.

“Mungesat e shumta që kemi e bëjnë Barcelonën favorite por unë kam besim se mund të kualifikohemi në finale”.

Nëse Bayerni kualifikohet në finalen e madhe të Berlinit, Xabi Alonso ka një dëshirë dhe ajo është të përballet me ish skuadrën e tij.

” Një finale ndaj Realit të Madridit do të ishte diçka fantastike për mua. Ka shumë mundësi që kjo gjë të ndodhë edhe pse më parë ne duhet të eliminojmë Barcelona ndërsa ata Juventusin”.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme