Dita e të Zhdukurve, Abdixhiku: Obligim që të thërrasim për zbardhjen e fatit të qytetarëve tanë NULL NULL 27.04.2026 09:35 27.04.2026 09:35 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar Ditën e të Zhdukurve me Dhunë në Kosovë. Përmes një komunikate për media, Abdixhiku tha se sot, në shënimin e kësaj dite, përkujtohet se si makineria kriminale e ushtrisë dhe policisë serbe kryen vrasjen dhe masakrimin e mijëra civilëve shqiptar të pafajshëm, transmeton Klankosova.tv. Ai shtoi se edhe sot pas tërë këtyre viteve nuk dihet asgjë për fatin e mbi 1600 personave të zhdukur nga regjimi i Serbisë. “Edhe pas gati një çerekshekulli, familjarët e të zhdukurve presin me ankth për lajme rreth fatit të më të dashurve të tyre. Është obligim i yni që jo vetëm sot, por çdo ditë të vazhdojmë e të thërrasim për drejtësi e për zbardhjen e fatit të 1617 qytetarëve tanë. Kosova, vendi ynë për të cilën dhanë gjithçka burra e gra, pleq e fëmijë, nuk mund të jetë e qetë pa gjetjen e qetësisë së familjarëve që nuk dinë ende për më të dashurit e tyre. Kurrë mos ta harrojmë!’’.