Mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës NULL NULL 23.04.2026 08:12 23.04.2026 08:12 Sot me fillim nga ora 09:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. Bëhet e ditur se në rendin e ditës janë tri pika kryesore, transmeton Klankosova.tv. Rendi i ditës: Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës: Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-007 për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bordin e Paqes, Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-040 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-031 për Energjinë, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-032 për Energjinë Elektrike, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-044 për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore, Emërimi i tre (3) anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për formimin e Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës. III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.