Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Barazime në dy ndeshjet e para të xhiros së 29-të

NULL NULL
18.04.2026 17:38

Dy ndeshjet e para të xhiros së 29-të në  Superligën e Kosovës nuk kanë sjellë fitues. Në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, derbi ndërmjet Llapit dhe Prishtinës u mbyll pa gola, 0:0, në një ndeshje të karakterizuar me ritëm të lartë dhe raste të shumta nga të dyja skuadrat.

Me këtë pikë të fituar, Prishtina mbetet në pozitën e tretë me 44 pikë, ndërsa Llapi renditet i shtati me 33 pikë, transmeton Klankosova.tv.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Ferizaj, Prishtina e Re arriti të shkëpusë një pikë si mysafire ndaj Ferizajt, pas barazimit 1:1.

Ferizaj kaloi i pari në epërsi në minutën e 72-të me golin e Ruben Silva-Richards, ndërsa mysafirët reaguan në fund të takimit, duke barazuar në minutën e 89-të me Astrit Berishën.

Më herët në ndeshje, Prishtinës së Re iu anulua një gol pas ndërhyrjes së sistemit VAR për pozitë jashtë loje.

Pas këtyre rezultateve, situata në tabelë mbetet e hapur si në pjesën e sipërme, ashtu edhe në zonën e mbijetesës.

Ferizaj pas këtij barazimi mbetet në vendin e tetë që dërgon në barazh, ndërkaq Prishtina e Re mbetet e fundit, por tani me 28 pikë dhe ende me shpresa për mbijetesë.

lajme të ngjashme