Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kuvendi vendos për dërgimin e FSK-së në Gaza

NULL NULL
17.04.2026 16:31

Kuvendi i Kosovës ka miratuar vendimin e Qeverisë për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza.

Ky vendim kaloi me 89 vota pro, asnjë kundër dhe  asnjë abstenim, njofton Klankosova.tv.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një deklarim për AP  duke folur për këtë mision ndërkombëtar ka thënë se Kosova, nga vend konsumues i sigurisë, po hyn në një fazë tjetër duke u bërë ofrues i sigurisë.

“Vendi ynë ka qenë konsumues i sigurisë, në kuptimin që vende të NATO-s kanë kontribuuar ndaj sigurisë së Republikës së Kosovës. Sot po hyjmë në një fazë ku po bëhemi ofrues, ose eksportues i sigurisë”, deklaroi Maqedonci për AP, transmeton Klankosova.tv.

Ai tha se kontingjenti i Kosovës do të përbëhet nga disa dhjetëra oficerë, përfshirë edhe nga njësitë e çminimit.

“Aktualisht jemi në fazën përfundimtare të përgatitjeve”, tha ministri. Ai tha se një përfaqësues i ShBA-së ka ndihmuar me përgatitjen, duke përfshirë vaksinimin e trupave, lëshimin e vizave dhe rregullime të tjera teknike.

Dërgimi i FSK-së në Gaza, Maqedonci për AP: ShBA na ndihmoi në përgatitje

lajme të ngjashme