Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Macron e uron Magyarin për fitoren: Të ecim bashkë drejt një Evrope më sovrane

NULL NULL
12.04.2026 22:11

Emmanuel Macron, presidenti i Francës, ka uruar liderin e opozitës në Hungari, Péter Magyar, për fitoren e tij në zgjedhjet e fundit, gjatë një bisede telefonike të zhvilluar mes tyre.

Macron ka bërë të ditur se ka kontaktuar personalisht me Magyar për ta përgëzuar për rezultatin, duke theksuar rëndësinë e këtij zhvillimi për procesin demokratik në vend, transmeton Klankosova.tv.

“Kam biseduar me Péter Magyar për ta përgëzuar për fitoren në Hungari,” ka deklaruar ai, ndërsa ka shtuar se Franca vlerëson pjesëmarrjen demokratike dhe angazhimin e qytetarëve hungarezë ndaj vlerave të Bashkimit Evropian.

Macron gjtihashtu ka ndarë edhe një mesazh publik në rrjetin social Facebook, ku ka theksuar rëndësinë e këtij momenti për të ardhmen e Hungarisë dhe të Evropës në tërësi.

“Sapo fola me Peter Magyar për ta përgëzuar për fitoren e tij në Hungari! Franca e mirëpret këtë fitore për pjesëmarrjen demokratike, për angazhimin e popullit hungarez ndaj vlerave të Bashkimit Evropian dhe për vendin e Hungarisë në Evropë. Së bashku, le të ndërtojmë një Evropë më sovrane, për sigurinë e kontinentit tonë, konkurrueshmërinë tonë dhe demokracinë tonë”, ka shkruar Macron në Facebook.

 

lajme të ngjashme