Aksident në Prugoc, policia në vendngjarje (VIDEO) NULL NULL 11.04.2026 17:08 11.04.2026 17:08 Aksident në Prugoc Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Prugoc, në Prishtinë. Në pamjet e dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, shihet se në vendngjarje kanë dalë njësitë e Policisë. Deri më tani, nuk ka informacione zyrtare nëse ka persona të lënduar si pasojë e këtij aksidenti. Klankosova.tv ka kontaktuar Policinë dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.