Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Murati i përgjigjet Tahirit për rrogën e 13-të: Është në vullnetin e punëdhënësve privat

NULL NULL
10.04.2026 12:55

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i është përgjigjur shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, lidhur me pyetjen e tij në Kuvend për sektorin privat dhe mundësinë e përfitimit të pagës së 13-të.

Murati tha se paga e 13-të është dhënë në sektorin publik, pasi Qeveria është punëdhënëse në këtë sektor, ndërsa për sektorin privat kjo mbetet në vullnetin e vetë punëdhënësve, raporton Klankosova.tv.

“Ne e kemi dhënë në sektorin publik sepse jemi punëdhënës në këtë sektor. Pra, i takon punëdhënësit ta japë pagën e 13-të. Nëse konsideroni se edhe sektori privat duhet ta bëjë një gjë të tillë, atëherë mund të mandatohet me ligj, siç e kanë disa shtete evropiane”, tha mes tjerash ai./Klankosova.tv

Paga e 13-të, Tahiri – Qeverisë: Çka është bërë për sektorin privat, a janë edhe ata në Kosovë?

 

lajme të ngjashme