Kryeministri Kurti mbërrin në veri NULL NULL 08.04.2026 10:52 08.04.2026 10:52 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në veri të Mitrovicës. Sipas pamjeve të publikuara nga Kossev, ai është parë duke mbërritur me eskortën e tij në vendin ku u prit nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, si dhe ministri Elbert Krasniqi. Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje shtesë lidhur me qëllimin e kësaj vizite, transmeton Klankosova.tv.