Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kosova publikon listën e të ftuarve për paraeliminatore e Kampionatit Botëror

NULL NULL
06.04.2026 15:58

Kombëtarja e Kosovës ka publikuar zyrtarisht listën e të ftuarve për raundin paraeliminues të Kampionatit Botëror në Futsall, duke shënuar një hap të rëndësishëm në përgatitjet për këtë kompeticion madhor.

Dardanët do të përballen në tri ndeshje tejet të rëndësishme brenda një periudhe të shkurtër prej vetëm tre ditësh, ku do të ballafaqohen me Gjibraltarin, Austrinë dhe Malin e Zi, sfida që pritet të jenë vendimtare për ecurinë e ekipit, transmeton Klankosova.tv.

Përzgjedhësi Agon Ramadani ka përpiluar listën me 14 lojtarë, të cilët janë përzgjedhur për të përfaqësuar vendin dhe për të dhënë maksimumin në këto përballje, me synimin për të shkruar histori për Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Lista e plotë:

 

Bajram Ramadani, Eduard Drenica, Ramadan Alaj, Jeton Rukovci, Drilon Haxhijaj, Shefki Kameri, Shqiprim Imeri, Fitim Krasniqi, Melos Kelmendi, Drilon Maxharraj, Lirigzon Xhinovci, Diar Deliu, Yll Mazreku, Malush Qerimi.

Rikujtojmë se Kosova e nis me Gjibraltarin, pastaj me Austrinë dhe në fund me Malin e Zi. “Dardanët” duhet të renditen vetëm në top dy për të avancuar tutje

lajme të ngjashme