Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Legjenda e Dortmundit: Asllani do të ishte zgjedhje ideale për verdhë e zinjtë

NULL NULL
04.04.2026 15:29

Borussia Dortmund pritet të përjetojë një verë të nxehtë në afatin kalimtar, veçanërisht në repartin ofensiv.

Sipas raportimeve,  nga klubi gjerman mund të largohen dy emra të rëndësishëm, Julian Brandt dhe Serhou Guirassy, duke hapur rrugën për transferime të reja, transmeton Klankosova.tv.

Në lidhje me këtë situatë ka folur edhe një nga figurat më njohura të verdhë zinjtve, Kevin Grosskreutz, i cili ka dhënë një propozim interesant për drejtuesit e klubit.

Ish-futbollisti i Dortmundit, ka bërë të ditur se ka kontakte të mira me yllin e kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, ndërsa shtoi se do të ishte një vendim i duhur transferimi i tij te skuadra gjigante gjermane.

“Ka pasur një lajm që Asllani mund të transferohet te Dortmundi. Eja, do të shohësh se nuk ka më mirë se kjo!”, ka thënë legjenda e Dortmundit në një podcast sportiv.

Sulmuesi 23-vjeçar po kalon një sezon shumë të mirë me Hoffenheim, ku ka regjistruar nëntë gola dhe tetë asistime në 28 paraqitje. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme