Sadiku: Trajnerët do t’ua kumtojnë lojtarëve formacionet rreth orës 18:15 (VIDEO) NULL NULL 31.03.2026 17:41 31.03.2026 17:41 Arlind Sadiku, drejtor i Sportit në Artmotion, po qëndron para hotelit të Kombëtares Turke. Ai tha se hoteli është bllokuar në total. “Janë futbollistët brenda, zyrtarët, një numër i mysafirëve, një delegacion me rreth 200 mysafirë nga Turqia që qëndrojnë në këtë hotel. Autobusët kanë ardhur nga Franca për t’i bartur lojtarët nga hoteli deri te stadiumi. Në orën 19:15, futbollistët do të hipin në autobus”. “Sa i përket formacioneve, nuk dihet asgjë nga asnjëri kamp. Trajnerët pritet që formacionet startuese të kësaj ndeshjeje mjaft të rëndësishme t’ua kumtojnë lojtarëve rreth orës 18:15”, u shpreh Sadiku.