Moti në favor të Kosovës? – Ahmetaj: Klimën e rregullojmë ne, do e ngrohim aq sa është e nevojshme NULL NULL 31.03.2026 08:48 31.03.2026 08:48 Sonte me fillim nga ora 20:45, Kosova do të përballet me Turqinë në ndeshjen më të rëndësishme në histori, atë të kualifikimit në Botëror. Gazetari i Klan Kosovës, Enis Reçica ka parashtruar një pyetje mjaft interesante për alergologun Ylli Ahmetaj, lidhur me motin që po mbizotëron sot në vendin tonë, transmeton Klankosova.tv. “Temperaturat nuk janë ndoshta shumë të mira, por në Turqi temperaturat janë më të ngrohta. A e favorizojnë këto temperatura ekipin e Kosovës, apo jo?”, ishte pyetja e gazetari Reçica në emisionin “Ora Shtatë”. Ahmetaj tha se këto temperatura janë më favorizuese për “Dardanët”. “Faktikisht temperaturat mendoj se do të na favorizojnë, sepse mendoj që ata do e kenë më problem pasi janë mësuar në klima më të ngrohta. Por unë besoj se klimën do ta rregullojmë ne personalisht, ne tifozët do ta ngremë temperaturën aq sa është e nevojshme”, tha Ahmetaj.