Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Reagojnë veteranët për ekspozitën: Përgjegjësia bie mbi autorët e këtij shtrembërimi dhe mbështetësit e tyre politikë

NULL NULL
28.03.2026 11:49

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar rreth ekspozitës me përmbajtje të pasaktë për masakrat në Kosovë e cila u hap në qendër të Prishtinës nga 24 marsi.

Veteranët në reagim kërkojnë distancim zyrtar të menjëhershëm nga përmbajtja e saj si dhe llogaridhënie institucionale.

“Kundërshtojmë me forcë ekspozitën e vendosur në qendër të Prishtinës. Nën maskën e kujtesës, ky instalacion shtrembëron të vërtetën e Luftës Çlirimtare duke fyer gjakun e derdhur për liri. Paraqitja e viktimave civile si “persona të armatosur”, pikërisht në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s, përbën një akt të poshtër moral. Një qasje e tillë është e papranueshme”.

“Përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi autorët e këtij shtrembërimi dhe mbështetësit e tyre politikë. Sidoqoftë, faji rëndon edhe mbi çdo institucion që shpenzoi para publike për të legjitimuar këtë turp. Financimi i kësaj përmbajtjeje nga Kuvendi i Kosovës përbën skandal të pafalshëm. Përmes tij goditet e vërteta historike dhe poshtërohet dinjiteti i luftës sonë”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv.

Komuna e Prishtinës me ekipet e kryeqytetit përmes një aksioni ka larguar paraditen e sotme tabelat e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999” në sheshin “Nënë Tereza”.

Komuna e Prishtinës në aksion: Largohen tabelat e ekspozitës me pasaktësi për masakrat

lajme të ngjashme