“UÇK, zemra e Kosovës”, tifozët shqiptarë ngjallin atmosferë në zemër të Bratisllavës (VIDEO) NULL NULL 26.03.2026 14:41 26.03.2026 14:41 Tifozët e zjarrtë të Kombëtares së Kosovës kanë mbushur Bratisllavën e Sllovakisë, në vigjilje të ndeshjes historike të dardanëve në kuadër ndeshjeve kualifikuese të “play-off”-it të Kupës së Botës. Nga pamjet e dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, shihen shumë tifozë teksa këndojnë njëzëri “UÇK, zemra e Kosovës”, duke krijuar një atmosferë të zjarrtë. Kosova do ndeshet sonte ndaj Sllovakisë me fillim nga ora 20:45.