Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rasti i Liridona Ademajt, Plava: Jemi marrë vesh me Naimin që unë ta pranojë autorësinë e vrasjes

NULL NULL
26.03.2026 14:17

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po vazhdon sot seanca ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Granit Plava para trupit gjykues ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen që çoi deri te vrasja e Liridona Ademajt.

Plava deklaroi se ai ishte dakorduar me Naim Murselin për ta marrë autorësinë e vrasjes së Liridona Ademajt.

“Më ka ofruar një veturë G-Class. E kam pyet përafërsisht se cili është personi, ai më ka thënë nuk ke nevojë ti me ditë asgjë, veç ki me marrë përgjegjësi ti, kinse e kam bërë unë vrasjen. Kështu e kam dhënë deklaratën në polici qysh jemi marrë vesh me Naimin”, deklaroi Plava./KlanKosova.tv.

lajme të ngjashme