Thaçi: Kurti e kuptoi që ka juristë të paaftë, mos shkuarja në zgjedhje si pasojë e formimit të vonë të qeverisë NULL NULL 25.03.2026 18:23 25.03.2026 18:23 Gazetarja e Klan Kosovës, Ardiana Thaçi-Mehmeti, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që konstatoi se dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, nuk prodhoi efekt juridik dhe për afatin 34 ditësh për zgjedhjen e presidentit të ri. Aktgjykimi i publikuar, sipas saj dëshmon se Kurti e ka kuptuar se juristët e tij nuk kanë qenë të aftë te kuptojnë se nuk do të jepet afat 60 ditë. “Mesi i artë; Pra, Kurti e mori vesh që i ka të paaftë krejt juristët rreth tij, se afati prej 60 ditësh nuk është për rastin konkret”, tha ajo njofton Klankosova.tv. Thaçi-Mehmeti e vlerësoi formimin e vonshëm të qeverisë si ‘sebep’ që vendi s’po shkon në zgjedhje me automatizëm. “Mos shkuarja në zgjedhje me automatizëm e shpetoi fakti që qeveria është konstituuar vonë. Presidentja nuk e ka shkelur Kushtetutën, por s’ka pasur nevojë ta marrë fare dekretin. P.s. 34 ditë me zgjedh presidentin ose me gjetë gogolin e radhës”, theksoi gazetarja Thaçi-Mehmeti. Kushtetuesja i jep 34 ditë Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit