Vdes shtetasi i huaj në QKUK, policia nis hetimet NULL NULL 25.03.2026 08:59 25.03.2026 08:59 Një shtetas i huaj ka ndërruar jetë të martën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ishte duke u trajtuar që nga 9 marsi. Sipas policisë, i njëjti ishte me leje qëndrimi të përkohshëm në Kosovë. Me vendim të prokurorit të rastit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, transmeton Klankosova.tv. Rasti i vdekjes është duke u hetuar nga organet e rendit.