Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, arrestohen tre persona

NULL NULL
23.03.2026 22:41

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i suksesshëm antidrogë.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, gjatë këtij operacioni është sekuestruar rreth 1 kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë. Po ashtu, janë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në këtë aktivitet kriminal.

Në kuadër të operacionit janë kontrolluar tri lokacione në rajonin e Suharekës, ku janë gjetur dhe sekuestruar katër armë zjarri, një armë gjuetie, si dhe një sasi e konsiderueshme municioni dhe substancash narkotike.

Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Prizren.

“Policia e Kosovës, përkatësisht njësitet e antidrogës, mbetet e përkushtuar në luftimin dhe parandalimin e veprimtarive kriminale që lidhen me substancat narkotike”, tha ndër të tjera Hoxha, njofton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme