Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

PSG me ofertë bombastike për Lamine Yamal

NULL NULL
23.03.2026 10:57

Paris Saint-Germain po përgatit një lëvizje që mund të tronditë botën e futbollit, duke synuar transferimin e supertalentit të Barcelonës, Lamine Yamal.

Sipas raportimeve në mediat franceze, klubi nga “Parku i Princave” është i gatshëm të ofrojë rreth 350 milionë euro për shërbimet e sulmuesit të ri, një shifër që thyen­ çdo rekord në histori të futbollit.

Yamal ka shpërthyer këtë sezon me paraqitje mbresëlënëse, duke u bërë një nga lojtarët më të kërkuar në Evropë.

Megjithatë, Barcelona e sheh atë si pjesë kyçe të projektit të së ardhmes dhe nuk ka ndërmend ta shesë lehtë.

Megjithëse oferta është marramendëse, mbetet të shihet nëse katalanasit do të tundohen nga kjo shumë apo do të vazhdojnë të ndërtojnë skuadrën rreth yllit të tyre të ri./Klankosova.tv

lajme të ngjashme