Balla pas emërimit si drejtues politik i qarkut Tiranë: Në 2027, synojmë të gjitha bashkitë NULL NULL 21.03.2026 15:34 21.03.2026 15:34 Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të kësaj partie, ku u vendos si Drejtues Politik i PS për Qarkun e Tiranës dhe vijimin e detyrës si Drejtues Politik i PS për Diasporën. Balla reagoi përmes një postimi, ku shkroi se Partia Socialiste në zgjedhjet e 11 Majit mori dy ndër tre vota të shqiptarëve jashtë territorit, në çerek milioni të regjistruar. Ndërsa si drejtues Politik i Qarkut Tiranë, Balla tha se në zgjedhjet vendore 2027, synojnë t’i fitojnë të gjitha bashkitë e qarkut. “Dy fjalë për dy detyrat që mu besuan sot #AsamblejaKombëtare🤝 Edi Rama Partia Socialiste e Shqipërisë Vota për herë të parë e diasporës më 11 Maj ishte historike. Partia Socialiste mori dy ndër tre vota të shqiptarëve jashtë territorit, në çerek milioni të regjistruar. Objektivi për 2029 do jetë trefish më i lartë↗️ Në Tiranë, në zgjedhjet vendore 2027, ne synojmë t’i fitojmë të gjitha bashkitë e qarkut, pa asnjë përjashtim. Faleminderit”, shkroi Balla.