Komuna e Mitrovicës ofron 10 cent subvencion për çdo litër qumështi të prodhuar NULL NULL 19.03.2026 11:53 19.03.2026 11:53 Komuna e Mitrovicës ka vendosur subvencion prej 10 cent për çdo litër qumështi të prodhuar nga fermerët. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Faton Peci, i cili tha se mbështetja për fermerët do të jetë e vazhdueshme dhe meritore. “Nga 0 cent në 10 cent për herë të parë, fermerët e Komunës së Mitrovicës do të subvencionohen për çdo litër qumësht. Zhvillimi i bujqësisë është prioriteti ynë. Ky vendim është vetëm fillimi i mbështetjes serioze në bujqësi”, ka njoftuar Peci, raporton Klankosova.tv.