Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Stërvitjet e Serbisë në kufi, Pajaziti: Të dakorduara me KFOR-in, s’ka nevojë për panik (VIDEO)

NULL NULL
18.03.2026 23:27

Kryetar i Bujanocit, Arbër Pajaziti sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur në lidhje me stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovë.

Ai është shprehur se kjo gjë i ka shqetësuar qytetarët, por deklaroi se nuk ka nevojë për panik.

Pajaziti gjithashtu shtoi se të gjitha këto stërvitje kanë qenë të dakorduara me KFOR-in.

“Qytetarët janë shqetësuar nga ato ushtrime të ushtrisë serbe, mirëpo vlen të ceket se nuk ka nevojë për panik dhe se të gjitha këto lëvizje të ushtrisë kanë qenë të kontrolluara dhe të dakorduara me KFOR-in në Kosovë”, u shpreh ai./Klankosova.tv.

“S’përbëjnë kërcënim për sigurinë”, deklarohet KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën

lajme të ngjashme