Atletico Madrid siguron çerekfinalen, Tottenham fiton – por eliminohet NULL NULL 18.03.2026 23:00 18.03.2026 23:00 Atletico Madrid ka siguruar kalimin në çerekfinale, ku do të përballet me FC Barcelona, pavarësisht humbjes 3-2 në ndeshjen e kthimit ndaj Tottenham Hotspur. Falë fitores së thellë 5-2 në takimin e parë, madrilenët kaluan tutje me rezultat të përgjithshëm 7-5. Ndeshja e kthimit në Londër solli shumë emocione. Randal Kolo Muani kaloi në epërsi Tottenhamin, ndërsa Julián Álvarez barazoi menjëherë me fillimin e pjesës së dytë. Anglezët rikthyen avantazhin me Xavi Simons, por Dávid Hancko barazoi për 2-2, duke i dhënë qetësi skuadrës spanjolle. Në minutën e 90-të, sërish Xavi Simons realizoi nga penalltia për rezultatin final 3-2, një fitore që nuk mjaftoi për Tottenhamin, pasi Atlético Madrid vazhdon rrugëtimin në garë.