Ambasada në Austri konfirmon edhe identitetin e viktimës së tretë nga Kosova NULL NULL 18.03.2026 08:23 18.03.2026 08:23 Ambasada e Kosovës në Austri ka bërë të ditur se, sipas konfirmimeve të fundit, edhe viktima e tretë nga katër personat që humbën jetën në një aksident tragjik është shtetas i Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për qytetarin Istref Zekaj, transmeton Klankosova.tv. Ambasada njofton se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet austriake, si dhe me familjarët e viktimave, me qëllim që të ofrojë mbështetjen e nevojshme dhe të koordinojë procedurat përkatëse. Në këtë periudhë të vështirë, Ambasada ka shprehur edhe njëherë ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, duke premtuar se do të vazhdojë të informojë publikun për çdo zhvillim të mëtejshëm lidhur me rastin.