5-vjeçari nga Lipjani nesër në operacion, rrezikon amputimin e shputave NULL NULL 17.03.2026 18:01 17.03.2026 18:01 Fëmija 5-vjeçar nga Lipjani, i cili po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pritet që nesër t’i nënshtrohet një operacioni nga një ekip multidisiplinar i përbërë nga ortopedë, kirurgë vaskularë dhe plastikë. Këtë e kanë bërë të ditur burime për gazetaren e Klan Kosovës, Arbreshë Uka. Sipas të të njëjtave burime, ekziston rreziku që fëmijës t’i amputohen shputat e këmbëve, për shkak të dëmtimeve të rënda dhe gangrenës së shkaktuar nga mos-trajtimi për një kohë të gjatë. Rasti i 5-vjeçarit: QPS në Lipjan ishte në dijeni për gjendjen e familjes, fëmija u largua kur situata u bë kritike