“Brenda kafenesë kishte njerëz…”, detaje nga vrasja e rëndë në Gjakovë (VIDEO) NULL NULL 16.03.2026 20:10 16.03.2026 20:10 Gjakova u trondit mëngjesin e sotëm nga një vrasje që ndodhi brenda një bari. Pronari i tij, Nexhdet Zymberaj dyshohet se pas një mosmarrëveshje, e vrau shokun e tij, Rasim Binakajn, dhe e plagosi edhe një tjetër. I dyshuari, që u vetëdorëzua në polici tek pasdite, njihej në polici si person problematik, raporton Klan Kosova. E krejt kjo dyshohet se nisi si pasojë e një mosmarrëveshjeje që personat në fjalë e patën me njëri-tjetrin. Në momentin kritik, Klani mëson se brenda kafenesë kishte edhe persona të tjerë, bile njëri prej tyre e dërgoi të plagosurin 29-vjeçar në spital. Për detaje më të hollësishme, ndiqeni kronikën e mëposhtme: