Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“M’i ka mbyt dy djem në mal, pak janë 15 vjet, të burgoset përjetë” (VIDEO)

NULL NULL
16.03.2026 20:52

Lufta ka gati 27 vjet që ka përfunduar, por Mihrije Daçajt nga Prizreni nuk i janë mbyllur ende plagët.

Nëna 82-vjeçare po kërkon akoma drejtësi për dy djemtë e saj binjak që u vranë nga forcat paramilitare serbe në verën e 1998-ës.

Më 1 shtator të vitit 1998, në malin afër lagjes “Hoça Mahalla”, në Prizren, forcat paramilitare serbe vranë tre të rinj, në mesin e tyre, 29-vjeçarët Reshat dhe Binak Daçaj, dy djemtë binjak të Mihrije Daçajt.

Mëngjesin e ditës kur ndodhi ngjarja, 82-vjeçarja kishte menduar se të bijtë e saj po flenë në shtëpi. Por, kur kishte kuptuar se ata kishin shkuar në mal për të prerë dru, nuk i ishte zënë vendi-vend.

Me të dëgjuar krismat e armëve, nëna thotë se kishte qenë e bindur se paramilitarët serbë i vranë djemtë e saj. Breshëritë e plumbave i kishte dëgjuar sërish pas një kohe, e pas tyre i kishte parë duke zbritur malin nipi e dhëndri i saj, por jo edhe binjakët.

Me zemër në grusht, nëna kishte pritur përgjigje për të bijtë e saj, por ata ia kishin mbajtur të fshehur lajmin se binjakët janë viktimat që kanë mbetur të vrarë në mal. Tërë ditën e lume, nëna kishte pritur para derës së shtëpisë, me shpresë se të bijtë e saj do të ktheheshin të gjallë nga mali.

Detajet i kuptoni në kronikën e realizuar nga Kiks Kosova:

lajme të ngjashme