Ekskluzive: Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen në Gjakovë NULL NULL 16.03.2026 17:45 16.03.2026 17:45 I dyshuari për vrasjen që ndodhi gjatë ditës së sotme në Gjakovë është vetëdorëzuar në polici. Kështu ka konfirmuar për Klankosova.tv drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta. Nexhdet Zymberaj dyshohet se privoi sot nga jeta Rasim Binakajn, axhën e finalistes së BBVK 4, Elijona Binakaj. I njëjti ishte në arrati qysh nga mëngjesi i së hënës, kur dhe kishte ndodhur ngjarja fatale. Si pasojë e të shtënave me armë, kishte mbetur i plagosur edhe Edi Mehmeti, i cili sipas Shefit të Emergjencës, Jeton Vorfi, është në gjendje stabile për jetën. Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.