Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin NULL NULL 12.03.2026 16:24 12.03.2026 16:24 Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti. Ai u ndalua të mërkurën nën dyshimet për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe dëmtim të pasurisë. Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, konfirmoi po ashtu për Klankosova.tv se seanca dëgjimore pritet të zhvillohet nesër në orën 09:30.