Begaj takohet me Sinanin, bisedojnë për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës NULL NULL 12.03.2026 14:52 12.03.2026 14:52 Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar me kryetaren e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, për të diskutuar mbi sfidat dhe të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës. Përmes një postimi në Facebook, Begaj theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të jetë një zë i fuqishëm në mbrojtje të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, raporton Klankosova.tv. “Me Kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe sfidat me të cilat përballen. Shqipëria do të vijojë të jetë një zë i fortë në mbrojtje të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, shkroi presidenti shqiptar. /Klankosova.tv