Sllovaki-Kosovë shiten të gjitha biletat, “Dardanët” paralajmërojnë tifozët NULL NULL 10.03.2026 11:50 10.03.2026 11:50 Interesi për ndeshjen e Kombëtares së Kosovës ndaj Sllovakisë ka qenë i jashtëzakonshëm. Të gjitha biletat janë shitur, njoftojnë tifogrupi “Dardanët”. Nga sot e tutje, nuk do të pranohet asnjë kërkesë për bileta, pasi lista e rezervimeve është përmbyllur. Tifozët që nuk e siguruan vendin për këtë ndeshje mund të vazhdojnë të regjistrohen për abonimet vjetore, për të ndjekur duelet e ardhshme të Kosovës. “Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme. Të gjithë që siguruan biletë janë konfirmuar,” shkruajnë “Dardanët” në njoftimin e tyre zyrtar./Klankosova.tv