Liverpooli ka gati 60 mln euro për mbrojtësin e Eintracht Frankfurtit NULL NULL 05.03.2026 14:04 05.03.2026 14:04 Liverpooli po planifikon të forcojë krahun e majtë të mbrojtjes dhe ka identifikuar talentin gjerman, Nathaniel Brown si objektiv për merkaton e verës. 22-vjeçari po shkëlqen me Eintracht Frankfurtin, duke u shfaqur si një nga mbrojtësit më premtues në futbollin gjerman, shkruan Klankosova.tv. Sipas mediave angleze, drejtuesit e klubit anglez janë duke bërë gati një ofertë prej 60 milionë euro. Interesimi i Liverpoolit lidhet edhe me pasigurinë rreth formës së mbrojtësit Milos Kerkez, i cili nuk ka bindur plotësisht si titullar.