Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trepça fitoi dramën ndaj GO+ Pejës pas vazhdimeve

NULL NULL
04.03.2026 22:21

Kampionia aktuale në basketbollin kosovar Trepça, ka shënuar fitore ndaj GO+Pejës me rezultatin 98:95 dhe atë pas vazhdimeve.

Ndeshja e zhvilluar në palestrën “Karagaçi” ishte dramatike dhe me shumë emocione.

Në minutat e fundit vendasit arritën të barazonin rezultatin në 87:87 me treshën e Musab Malës, duke e dërguar ndeshjen në vazhdime.

Vendimtare ishte treshja e Ja’Cori Payne rreth me sirenë që i dha Trepçës fitoren.

Më i dalluari i takimit ishte Payne me 27 pikë, 5 kërcime dhe 3 asistime. Te pejanët u veçua Cesare Edwards me 30 pikë dhe 17 asistime, por që nuk mjaftuan për fitore./Klankosova.tv

lajme të ngjashme