Justina Pula për Klan Kosova: Asnjë anëtar i PDK-së nuk më ka kontaktuar – jam mirë në Akademi NULL NULL 04.03.2026 13:52 04.03.2026 13:52 Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka folur vetë Pula. E kontaktuar nga Klan Kosova ajo tha se asnjë anëtar i PDK-së nuk e ka kontaktuar dhe nuk ka biseduar me të rreth postit të presidentit, njofton Klankosova.tv. “Asnjë anëtar i PDK-së nuk ka biseduar me mua për postin e presidentit prandaj nuk e di se pse po qarkullon ky emër kur nuk e kanë marrë miratimin tim”, tha Pula për Klan Kosova. Ajo tha se ndjehet mirë në Akademi, derisa theksoi se e ka gjetur veten në pozitën në të cilën aktualisht është. “Jam shumë mirë në Akademi, jam ekonomiste, merrem me hulumtime shkencore, jam mirë në këtë pozitë”, u shpreh Pula. Ndër të tjera, Pula foli edhe për takimin me kryeministrin, për të cilin tha se ka qenë rreth akademisë e projekteve. “Ka qenë takim rreth Akademisë dhe projekteve aktuale që duhet t’i parashohim si proces në kuadër të Akademisë”.