Livepooli i dorëzohet vendit të fundit në tabelë NULL NULL 03.03.2026 23:18 03.03.2026 23:18 Liverpool's Mohamed Salah reacts during the English Premier League soccer match between Wolverhampton Wanderers and Liverpool in Wolverhampton, England, Tuesday, March 3, 2026. (AP Photo/Dave Shopland) Skuadra e Arne Slot është mposhtur nga vendi i fundit në tabelën e Premier Ligës, Wolves. Ndonëse Liverpooli e dominoi ndeshjen me statistika, “Ujqërit” nuk pyetën për to. Mbrojtësi Rodrigo Gomes shënoi për 1-0 në minutën 78’, por “Të kuqtë” barazuan përmes Mohamed Salah në minutën 82’. Por, kur Livepooli po sulmonte për të ndryshuar shifrat e kësaj ndeshjeje, Andre i Wolves lëshoi një goditje e cila u devijua nga mbrojtësi i “The Reds”, Joe Gomez – top që përfundoi në rrjetën e Alisson. Wolves ka dy fitore radhazi, parapraken ndaj Aston Villas. E Liverpooli, që po synon mbetjen në top-4, ia vështirësoi punët vetes. Aktualisht është në vendin e pestë me 48 pikë, 3 më pak se Aston Villa e Manchester United në pozitat 4 dhe 3, respektivisht, të cilat kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar. /Klankosova.tv