Gjykata Speciale: Dëshmitari nuk i përgjigjet mbrojtjes (VIDEO) NULL NULL 03.03.2026 20:30 03.03.2026 20:30 Dëshmitari Koen Herlaar, ekspert holandez i kriminalistikës, refuzoi të përgjigjej ndaj pyetjeve të mbrojtjes së Hashim Thaçit gjatë gjykimit për pengim të drejtësisë. Avokatja e Thaçit kërkoi që trupi gjykues të detyrojë dëshmitarin të flasë, përndryshe dëshmia e tij të mos merret parasysh, raporton Klan Kosova. Prokurori Joshua Hafetz mbrojti pozitat e dëshmitarit, ndërsa gjyqtari Christopher Gosnell kërkoi parashtrime dhe do të vendosë për mjetet juridike. Gjyqtari gjithashtu ndryshoi disa kushte të lirimit për të akuzuarit, duke i lejuar ata të komunikojnë mes tyre, por jo për çështje konfidenciale. Kronika në vijim sjell detajet: