Deputetët e LDK-së të rezervuar për emrin e presidentit NULL NULL 03.03.2026 14:01 03.03.2026 14:01 Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbledhur për një takim në selinë e partisë. Kjo mbledhje vjen pas takimit të papritur të kryeministrit Albin Kurti me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, gjatë mëngjesit të sotëm. Para selisë së LDK-së po qëndron gazetari i Klan Kosovës, Flamur Gajtani, i cili tha se deputetët janë treguar të rezervuar në qëndrimet e tyre, përderisa nuk ka ende një propozim konkret në tavolinë lidhur me çështjen e presidentit. “Takimi po vazhdon edhe më tej, dhe kjo vjen pas takimit që pati Lumir Abdixhiku me kryeministrin Albin Kurtin këtë mëngjes, krejtësisht i papritur dhe i paparalajmëruar. Secili deputet përfshirë edhe Hykmete Bajramin, kanë thënë që derisa nuk ka një emër, nuk kanë çka të thonë. Deputetët e tjerë u rezervuan në komente duke thënë se mbase nuk do të jetë fare kandidatura e zonjës Osmani”, tha gazetari Gajtani. Ndërkohë të hënën, pas takimit të dytë me Albin Kurtin, kreu i LDK-së deklaroi se nuk ka qëndrim refuzues ndaj emrit të Vjosa Osmanit, për presidente.