Shënoi gol gati nga gjysma e fushës, Ilievski “Ylli i javës” NULL NULL 02.03.2026 12:06 02.03.2026 12:06 Futbollisti i Prishtinës, Mario Ilievski ka fituar çmimin “Ylli i javës” që ndahet nga FFK-ja. Ilievski mbrëmë në derbin e javës së 22-të kundër Dritës realizoi një eurogol gati nga gjysma e fushës. 23-vjeçar këtë sezon ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë gjashtë asiste. Futbollisti nga Maqedonia e Veriut, ka shumë gjasa që gjatë afatit veror të largohet nga klubi kryeqytatas, pasi tashmë kanë arritur ofertat nga Evropa për të.