Ndeshje e çmendur: Atalanta mposht Dortmundin në minutën e 98-të NULL NULL 25.02.2026 20:51 25.02.2026 20:51 Foto: AFP Humbi 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Dortmundit, por Atalanta arriti të bëjë mrekullinë në ndeshjen e kthimit. Vendësit arritën të shkrimin epërsinë e gjermanëve qysh në pjesën e parë. Madje në pjesën e dytë, arritën edhe të kenë epërsinë për 20 minuta të plotë me rezultat 3-0, para se dhëndri ynë Adeyemi të shënonte për rezultatin 3-1, rezultat që e çonte ndeshjen në vazhdime, raporton Klankosova.tv. Por, italianët nuk u dorëzuan deri në fund, kur në minutat shtesë nxorën një penalti. Lazar Samardzic nuk u dridh nga pika e bardhë, duke shënuar për 4-1 në minutën e 98-të të shtesës, rezultat ky që e çoi Atalantan në 16 ekipet më të mira të Ligës së Kampionëve. Aktualisht, kjo është skuadra e vetme italiane që e ka siguruar kalimin tutje në garën më të madhe të futbollit evropian. /Klankosova.tv