Biletat në shitje për ndeshjen e Kosovës ndaj Sllovakisë NULL NULL 23.02.2026 13:23 23.02.2026 13:23 Biletat për ndeshjen e dytë parakualifikuese të Kosovës për FIBA EuroBasket 2029, ndaj Sllovakisë tashmë janë në shitje. Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se biletat mund t’i blini në fanshopin e KB Bashkimit në Prizren, përballë palestrës sportive “Sezai Surroi”. “Sot biletat do të shiten nga ora 14:00 deri në ora 17:00, kurse nga nesër prej 12:00 deri në ora 18:00. Çmimi është 5 Euro.” – thuhet në njoftim. Ky ballafaqim zhvillohet më 27 shkurt, nga ora 19:00, në palestrën sportive “Sezai Surroi”, Prizren. /Klankosova.tv