Gjendet pa shenja jete një burrë në Prishtinë NULL NULL 18.02.2026 21:03 18.02.2026 21:03 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prishtinë. Në rrugën “Xhelal Hajda” rreth orës 19:00 është gjetur një burrë pa shenja jete. Lidhur me rastin për Klankosova.tv është deklaruar edhe policia e kryeqytetit përmes zëdhënësit Enis Pllana. “Sot rreth orës 19:00 policia ka pranuar informatën se në rrugën Xhelal Hajda në Prishtinë, gjendet një person pa shenja jete. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur viktimën mashkull, i cili ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, kurse Policia ka filluar me hetimin e rrethanave për sqarimin e plotë të rastit”, tha Pllana për Klankosova.tv.