Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia gjen shpejt veturën që u raportua e vjedhur në Prishtinë, arreston edhe të dyshuarin

NULL NULL
16.02.2026 14:50

Gjatë ditës së sotme është raportuar një rast i vjedhjes së një veture në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme operative për lokalizimin e mjetit dhe identifikimin e të dyshuarit, ku të dyja këto janë realizuar me sukses, transmeton Klankosova.tv.

Njësitet policore nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, kanë arritur të identifikojnë dhe të ndalojnë veturën e raportuar si të vjedhur, si dhe të arrestojnë një person të dyshuar lidhur me rastin.

Në koordinim me prokurorin e Shtetit, është iniciuar rasti ‘vjedhje’, ndërsa personi i dyshuar, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

lajme të ngjashme