Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Osmani e fton dhe e pret ngrohtësisht Abdixhikun në zyrë

NULL NULL
09.02.2026 16:47

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, pas ftesës që ia bëri.

Abdixhiku tha se me Osmanin diskutuan për zhvillimet e fundit politike dhe ndërkombëtare me rëndësi për Kosovën, transmeton Klankosova.tv

“Në këtë takim u informova për iniciativën e Presidentit Donald Trump për themelimin e Bordit të Paqes; një nismë që synon forcimin e stabilitetit, dialogut dhe paqes, dhe që e forcon pozicionin ndërkombëtar të Kosovës.

I shpreha Presidentes Osmanit mbështetjen e plotë të Lidhjes Demokratike të Kosovës për këtë iniciativë. Forcimi i paqes, i aleancave, në veçanti me SHBA-të, dhe i rolit ndërkombëtar të Kosovës duhet të jetë përparësia jonë.” 

Në fund, ai tha se LDK mbetet e përkushtuar ndaj orientimit euroatlantik dhe bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë strategjikë./Klankosova.tv

May be an image of the Oval Office and text

lajme të ngjashme