Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Furnizimi me ujë nga Liqeni i Badocit, i sigurt për pije

NULL NULL
09.02.2026 15:31
Foto arkiv: Liqeni i Badocit.
Foto arkiv: Liqeni i Badocit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se nga monitorimet e fundit të cilësisë së ujit të pijshëm në zonën e furnizimit PR03 nga Ujësjellësi i Badocit është vërejtur ulje e dukshme e vlerave të turbullirës.

Lidhur me këtë, IKShPK ka deklaruar se bazuar në rezultatet rezultate laboratorike dhe në përputhje me UA 10/2021, uji në zonën e furnizimit PR03 nga Liqeni i Badocit është i sigurt për pije, transmeton Klankosova.tv.

“Analizat laboratorike të realizuara gjatë tri ditëve të fundit në Laboratorin e IKShPK– së, tregojnë se vlerat e turbullirës  dhe  gjithë parametrave të tjerë (bakteriologjikë dhe fiziko – kimik) janë brenda kritereve të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ (UA) nr. 10/2021 – “Cilësia e ujit të destinuar për konsum nga njeriu””, thuhet në njoftim.

lajme të ngjashme