E rëndë: Mësimdhënësi ushtron dhunë ndaj një nxënësi në Prishtinë NULL NULL 09.02.2026 14:25 09.02.2026 14:25 Foto nga Kallxo Një rast i rëndë ka ndodhur së fundmi në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë. Bazuar në pamjet e publikuara, një mësimdhënës ushtron dhunë brutale ndaj një nxënësi të kësaj shkolle. Derisa, nxënësi, siç shihet në pamje, tenton të vetëmbrohet duke e shtyrë me këmbë mësimdhënësin. Klankosova.tv ka dërguar pyetje në Polici për të marrë detaje më të hollësishme lidhur me këtë rast, por deri në këto momente nuk ka pranuar përgjigje.