Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sindikatat e punëtorëve të të gjitha kategorive mbështesin marshin “Drejtësi, jo politikë”

NULL NULL
09.02.2026 14:19

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë zhvilluar sot një takim të përbashkët me përfaqësuesit e sindikatave të punëtorëve të KEK-ut, të arsimit, të shëndetësisë, të minatorëve dhe të administratës publike, të cilët njëzëri e shprehën mbështetjen e tyre për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt, që do të mbahet në Prishtinë.

Në këtë takim, Hoxha dhe Tasholli i falënderuan sindikatat e punëtorëve për përkrahjen e ofruar, duke vlerësuar se angazhimi i tyre është dëshmi e fuqisë së bashkimit shoqëror për kauza të drejta, transmeton Klankosova.tv.

Hoxha tha se kur punëtorët, pa dallim bashkohen me këtë kauzë, i japim më shumë jehonë kërkesës për drejtësi të paanshme dhe dinjitet.

Ndërsa Tasholli tha se marshi i 17 shkurtit nuk është kundër askujt, por në mbrojtje të parimeve themelore të drejtësisë.

lajme të ngjashme