Liria dhe Leci ndajnë rrugët NULL NULL 08.02.2026 23:46 08.02.2026 23:46 Liria ka njoftuar për largimin e kryetrajnerit të tyre, Liridon Lecit. Ata u shprehën falënderues ndaj tij dhe thanë se për vendimin e radhës do të njofotjnë në ditët në vazhdim. “Klubi i Futbollit FC Liria njofton se trajneri i ekipit të parë, Liridon Leci, është larguar nga drejtimi i skuadrës”, thuhet në njoftimin e Lirisë në Facebook. “FC Liria shpreh mirënjohjen më të thellë për përkushtimin, punën e palodhur, kontributin dhe profesionalizmin që trajneri Leci ka treguar gjatë gjithë periudhës së tij në klub. I urojmë suksese të shumta në të ardhmen, si në aspektin personal, ashtu edhe në karrierën profesionale”. “Në ditët në vijim, klubi do të njoftojë mbi hapat e mëtejshëm në drejtimin e skuadrës”.