Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Asllani asiston në “Allianz Arena”, por Bayerni ia drobit Hoffenheimin

NULL NULL
08.02.2026 19:51

Pas humbjeve ndaj Augsburgut dhe barazimit kundër Hamburgut, Bayern Munich është rikthyer te fitorja në Bundesliga, duke mposhtur Hoffenheimin me rezultatin e thellë 5-1 në ndeshjen e zhvilluar në “Allianz Arena”, e vlefshme për javën e 21-të.

Skuadra bavareze kaloi në avantazh në minutën e 20-të, pas një penalltie të fituar dhe të realizuar nga Harry Kane. Vendimi erdhi pas një ndërhyrjeje të gabuar të mbrojtësit të Hoffenheimit, Kevin Akpoguma, ndaj sulmuesit Luis Diaz, ndërhyrje që u ndëshkua me karton të kuq. Kane u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Hoffenheim arriti të barazojë përkohësisht në minutën e 35-të, kur pas një gabimi fatal të Manuel Neuer dhe asistit të Fisnik Asllanit, ishte Andrej Kramaric ai që dërgoi topin në rrjetë.

Përveç Asllanit, te Hoffenheim u aktivizuan edhe dy futbollistë të tjerë të kombëtarës së Kosovës, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari.

Në minutat shtesë të pjesës së parë, Bayern shënoi edhe dy gola të tjerë. Fillimisht Harry Kane realizoi sërish nga penalltia, këtë herë pas një faulli të shkaktuar nga Albian Hajdari, ndërsa më pas Luis Diaz shënoi golin e tretë pas asistit të sulmuesit anglez. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3-1 në favor të vendasve.

Hatrickun Diaz e kompletoi me dy gola në pjesën e dytë për fitoren bindëse të Bavarezëve.

lajme të ngjashme