Gjashtë xhudistë kosovarë garojnë në Paris Grand Slam 2026 NULL NULL 06.02.2026 11:24 06.02.2026 11:24 Njëra ndër garat më të mëdha të vitit në sportin e xhudos, do të mbahet më 07 dhe 08 shkurt 2026, në Paris të Francës. Paris Grand Slam do të mbledhë 499 garues, nga 80 shtete dhe 6 kontinente, garë e cila ndiqet nga mijëra shikues çdo vit. Kosova do të përfaqësohet nga: Erza Muminoviq (-48 kg), Distria Krasniqi (-52 kg), Fatjona Kasapi (-52 kg), Flaka Loxha (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg), dhe Akil Gjakova (-73 kg). Garuesit kosovarë do të jenë nën udhëheqjen e kryemjeshtrit Driton Kuka dhe trajneres Majlinda Kelmendi. /Klankosova.tv